Gjokë Noka, presidenti i Besëlidhjes, është i dëshpëruar prej eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, sidomos pasi kjo i ndodhi prej Tiranës, që i ka mbetur vetëm fanella, sikurse deklaron numri një i klubit lezhjan.

“Humbja në Tiranë më ka dëshpëruar shumë, pasi nuk e kisha menduar kurrë se një skuadër me një nivel me të ulët se ne do na eliminonte, pasi si Tiranë ka vetëm emrin dhe fanellën, gjithçka tjetër po e ul në Kategorinë e Parë”, është shprehur për mediat Noka, i cili ka akuzuar edhe gjyqtarin Laver Alla.

“Më vjen keq që përsëri gjyqtarët po vijojnë me çokat e tyre, pavarësisht paralajmërimit të fortë të presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka. Ne kemi prova të pa kontestueshme për gjykimin e njëanshëm, ndaj kërkoj që të merret masë e fortë ndaj gjyqtarit, pasi na mohoi një penallti, që do ta  ndryshonte rrjedhën e lojës në favorin tonë”, përfundon presidenti i Besëlidhjes.

Share: