Ylli Shameti nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Mlladen Milinkoviç për ndeshjen me Lushnjen, kjo për shkak se mbrojtësi gjirokastrit ende nuk e ka kaluar dëmtimin e pësuar në ndeshjen me Laçin.

Veç tij, edhe për Hair Zeqirin kjo sfidë dhe dy të tjerat në vijim, me Teutën në kampionat dhe me Erzenin në Kupë, mund të quhen të humbura, pasi vlonjati do t’i duhen rreth tre javë të rikuperohet.

Me Zeqirin jashtë problem bëhet fakti që gjatë kësaj periudhe me ekipin nuk është stërvitur as Besar Musolli, i grumbulluar me Kosovën. Mesfushori i verilindorëve luajti titullar ndaj Ukrainës, ndërkohë që sot luan ndeshjen e radhës me Islandën.

Nesër ai pritet të rikthehet në Shqipëri, por problemi qëndron te fakti se ai nuk ka punuar me skuadrën dhe gjatë ditëve të shkuara ka ndjekur tjerr program stërvitor. Me vetëm një seancë me kampionët, nisur nga gjendja aktuale, me shumë gjasa Musolli mund të nisë si titullar.

Share: