Shiu e ndërpreu dje përballjen mes Kroacisë dhe Kosovës, ndërkohë që sot u luajt pjesa e mbetur e ndeshjes, rreth 70 minuta.

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki bëri një paraqitje të mirë dhe 45 minutat e para u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

Përfaqësuesja e Kosovës mund edhe të shënonte në pjesën e dytë me Veton Berishën, që humbi një shans të mirë për të realizuar. Gjithsesi vijon “sëmundja” e vjetër dhe pas një hutimi në zonë në minutën e 74-t Kroaci shënon golin e fitores.

Një krosim perfekt i Luka Modriç në zonë gjeti të lirë mbrojtësi Vida të kroatëve, i cili me kokë e devijoi lehtësisht topin që përfundoi në rrjetë. 1-0 dhe deri në fund nuk ka ndryshim rezultati, me Kosovën që mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar në shtatë ndeshje.

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT – Grupi I

Kroaci – Kosovë 1-0
Shënues: Vida 74’

Tags:
Share: