Kukësi-Skënderbeu luajnë të shtunën në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ndeshje kjo që mund të vendosë fatet e titullit kampion.

Fitorja e skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka do vendoste matematikisht fatin e titullit kampion, por Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka menduar një ceremoni festive për këtë javë.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, ceremonia e dorëzimit të titullit do të bëhet javën e fundit, ndërkohë që në rast se do ketë një barazim në Kukësi, atëherë institucioni më i lartë i futbollit në vend duhet të bëjë dy trofe gati, pasi matematikisht në garë do ishin tre skuadra, Kukësi që luan në Gjirokastër, si dhe Skënderbeu e Partizani që luajnë në Korçë.

Share: