Nuk ka surpriza as në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në derbin e Madridit. Reali është kualifikuar për në finalen e Kardifit ku do të përballet me Juventusin.

Edhe u mposht me shifrat 2-1 nga Atletiko e Madridit, skuadra e drejtuar nga Zidan u kualifikua për më tej falë fitores 3-0 të arritur në ndeshjen e parë, por kualifikimi i sotëm ka qenë mjaft drithërues.

Atletiko kaloi në avantazh të dy golave brënda 16’ minutash falë Nigez dhe Grizman, por ishte Isko ai që nderoi galaktiët me golin e në minutën e 43’. Ky gol vulosi edhe rezultatin përfundimtar në 4-2, dhe ekipi i Realit ka mundësinë e artë të fitojë Ligën e Kampionëve dy herë resht, ashtu si askusht tjetër.

Share: