Liridon Leci nbuk do të jetë pjesë e Prishtinës sezonin e ardhshëm futbollistik, pasi nuk ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit për të rinovuar kontratën.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka provuar të luajë edhe në Superiore, ku ka veshur fanellën e Elbasanit, Flamurtarit, Besës , Vllaznisë dhe Kastriotit, për t’u transferuar më pas në Suedi.

Kalmar dhe Landskrona ishin ekipet ku luajti në vendin skandinav, ndërkohë që pas disa problemeve atje u kthye të luante në Kosovë, së fudmi me Prishtinën.

Pas ndarjes me bardhekaltrit, Leci duhet të gjejë një tjetër skuadër për të vijuar karrierën e tij.

 

Share: