Vjet i shënoi një “thes” me gola Luftëtarit, plot pesë në ndeshjen e parë, njëri më i bukur se tjetri, por Donjet Shkodra tashmë është pjesë e Skënderbeut.

Flamurtari kërkoi fitoren, por në pjesën e parë nuk është se ishin shumë të qartë në lojën e tyre, ndërsa për Luftëtarin një pikë është në rregull. 0-0 përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dyta ishin më emocionuese.

Abazaj ishte ai që rrezikoi për miqtë, por edhe Bregu tentoi në një moment. Liçaj provoi me një gjuajtje mbi tra, ndërsa Bicaj e dërgoi topin në një moment shumë pranë shtyllës.

Në fund nuk ka asnjë gol: Flamurtari merr nj pikë dhe tashmë ka 7 pikë, dy më shumë se Luftëtari mik.

Share: