Vllaznia sot është ndalur te ndeshja me Laçin, teksa është analizuar me imtësi kjo përballje e humbur me rezultatin e pastër 2-0, ndërkohë që shkodranët i kanë pasur mundësitë për të marrë një tjetër rezultat, pasi në lojë dominuan.

Gjithsesi finalizimi i rasteve të krijuara la për të dëshiruar, ndryshe nga se ndodhi për Laçin, që arriti të shënojë dy herë, edhe për gabime të Vllaznisë.

Analiza e sotme si përfundim nuk është shoqëruar me gjoba, por pritet reagim në ndeshjen e radhës me Flamurtarin. Deri atëherë edhe pagat e prapambetura do jenë shpërndarë, çka do të përbëjë edhe një tjetër motivim për të marrë tre pikët, që janë shumë të rëndësishme për ecurinë në kampionat.

Share: