Milani arriti të barazojë dy herë në derbi me Interin, por në minutat shtesë penalltia e shkaktuar nga Rodrigez u kthye në gol nga Ikardi dhe kuqe dolën me kokën ulur, pasi u mposhtën 3-2 nga skuadra e Spaletit.

Nisja e kampionatit për Milanin nuk ka qenë e mirë, teksa në 8 javë janë regjistruar katër fitore e katër humbje dhe aktualisht renditen në vendin e dhjetë, me 7 pikë më pak se Juventusi dhe Lacio që renditen në vendin e tretë e të katërt me 19 pikë.

Kohët e fundit ka pasur kritika për merkaton, ashtu si edhe për teknikun Montela. Emra të shumtë qarkullojnë për ta zëvendësuar, ndërkohë që drejtori Marko Fasone ka shprehur besimin e tij ndaj trajnerit në mediat italiane.

Ndërkohë ai ka përsëritur se nëse nuk do të arrihet kualifikimi në Champions, atëherë do të largohen një ose dy lojtarë “big”.

Me shumë gjasa njëri prej tyre është portieri Donaruma, për të cilin në radhë do viheshin klubet më të mëdha europiane dhe do e bënin tyrin për shumën e 70 milionë eurove.

Tags: ,
Share: