Pas takimit me Presidentin Naser Rama dhe Nënkryetarin e parë Agim Kastrati, futbollisti Yll Hoxha ka vendosur të vazhdoj me KF Ferronikelin edhe për një vit. Ai u shpreh i kënaqur me ecurinë dhe kushtet që klubi ofron.

Vlen të përmendet se Ylli është pjesë përbërëse e mesfushës së KF Ferronikelit dhe bart fanellën me numrin 99.

30-vjeçari është aktivizuar më parë me Prishtinën dhe Hysin në Kosovë, me TPS në Finlandë dhe në Shqipëri me Kukësin, Flamurtarin dhe Vllazninë.

Tags:
Share: