Skënderbeu nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Partizanit të Beogradit, pasi gjithçka u mbyll në barazim pa gola, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me raste.

Korçarët i kanë pasur mundësitë në pjesën e parë të shënojnë me anë të Xhejms Adenij, por nigeriani s’ia ka dalë dot. Pjesa e dytë nuk është se ka shumë raste deri në fund, kur serbët rrezikuan shumë.

Në tri raste ishte Shehi që shpëtoi skuadrën e tij, ndërsa në një moment i erdhi në ndihmë edhe shtylla pingule. Katër minutat shtesë nuk sollën gjë dhe të dyja skuadrat u mjaftuan me nga një pikë.

Share: