Sevilja dhe Manccester Siti kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Nolitos.  Duke u bazuar tek marrëveshja, e cila mund të bëhët zyrtare ditën e nesërme, andaluzianët do të paguajnë një shumë prej 9 milionësh, ku në orët e ardhshme do të firmosë një kontratë në të cilën spanjolli do të përfitojë një pagë prej 10 milionë eurosh për tre vjet.

Kështu ekipi spanjoll e ka gjetur me shpejtësi zëvëndësuesin e Vitolos, i cili u transferuat Atletiko e Madridit dhe  i solli një përfitim prej 38 milion eurosh klubit anduluzian.

Por e ardhmja e Nolitos ishte e vendosur për t’u larguar nga Siti, pasi ai nuk kishte udhëtuar drejt Amerikës,ku anglezët do të zhvillojnë pregatitjet parasezonale.

Share: