Te Besëlidhja ka pasur debate, edhe pse presidenti Gjok Noka e mohon diçka të tillë. Trajneri Anteu Pepaj është larguar nga drejtimi i skuadrës, por nuk ka bërë polemika, duke u shprehur se ikja e tij ka qenë për arsye personale.

Një tjetër çështje është ajo e portierit Demi, që deklaroi të enjten se nuk mund të vazhdojë të punojë më me presidentin Noka, pasi ai futet në analiza që nuk i takojnë atij, por stafit teknik.

Nga ana e numrit një të Besëlidhjes ka ardhur një reagim tjetër, teksa për shtypin e shkruar sportiv Noka është shprehur:

“Gjithkush vlerësohet sipas rezultateve, nuk është e drejtë që topi të gjuhet në Milot dhe golat të hahen në Krujë. Unë i vlerësoj futbollistët sipas rezultatit, e jo sipas historisë, mua më duhet rezultati. Demin e bëra kapiten, por nuk është e thënë që të mbetet i tillë edhe pa rezultate. Unë kam portierin e dytë Bajrin, që është edhe më i mirë. Që nga sot Demi do të jetë i dytë dhe Bajri i parë”.

Share: