Armando Cungu, pas ndeshjes me Flamurtarin që përfundoi në barazim 1-1, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:

“Duke pasur parasysh kundërshtarin, nuk ishte e lehtë për ta mundur. Po t’i referohemi lojës ishim më lart. Na goditën me vetëm një rast. Vazhdojmë të godasim vetëm. Vetëm te goli na erdhën në portë. Ishim shumë më agresivë, por na mungon finalizimi. Më kënaq loja, por jo pika”.

“Në pjesën e dytë u dukëm më të kujdesshëm. Bëmë zëvendësime të detyruara për shkak të dëmtimeve. Na ra ritmi dhe bëmë ndërrime për të freskuar skuadrën. Në sulm nuk kishim alternativa”.

Share: