Ndeshja e radhës për Flamurtarin është ndaj Vllazninë në Shkodër, sfidë që të dyja ekipet kërkojnë ta shfrytëzojnë për autokritikë, me shkodranët që vijnë pas tre ndeshjesh pa fitore, ndërsa vlonjatët pas barazimit në shtëpi me Luftëtarin.

Në miqësoren e së shtunës që kuqezinjtë luajtën në Ballsh munguan dy lojtarë, mbrojtësi Emiljano Musta dhe sulmuesi Danilo Alvesh. Stafi teknik pret rikuperimin e tyre dhe shanset që të jenë gati janë të mëdha.

Musta ka njoftuar përmes “Instagramit” se terapia për të po shkon drejt fundit dhe pothuajse e ka kaluar dëmtimin. Sot mund të nisë përgatitjet i diferencuar për të parë se si do t’i reagojë kavilja dhe në varësi të gjendjes së tij do bashkohet me grupin.

Share: