Kukësi është i fokusuar te ndeshja me Laçin, përballje që luhet të dielën në stadiumin “Zeqir Ymeri” prej orës 14:00. Edhe pse është mbyllur merkatoja, ende po punohet për të bërë përforcime, por që do të vlejnë vetëm për në janar e më tutje.

Kështu, së fundmi thuhet se pritet që te verilindorët të mbërrijë mesfushorin Alban Bunjaku, 23-vjeçari që është ftuar edhe nga përfaqësuesja e Kosovës në tre ndeshje miqësore shkruan “Sport Ekspres”

Bunjaku është formuar si futbollist te Arsenali, ndërkohë që më pas ka provuar të jetë pjesë e Sevilja B në Spanjë dhe Derbi U21 në Angli. Eksperienca e tij e fundit ka qenë në ligën e dytë holandeze me Dordreht. Mesfushori është lojtar i lirë, por nuk mund të regjistrohet dot as në ekipin e dytë.

Share: