Anglezët njihen si futbolldashës dhe si njerëz që e mbështesin shumë ekipin e tyre. Një tifoz i Uest Hamit, përveç prezencës në stadium, e “mbështeti” skuadrën e tij edhe në një mënyrë tjetër.

Tifozi kishte vendosur në skedinë shumën prej 15£, duke i besuar tepër mbrojtësit italian, Anxhelo Ogbona. Sipas tifozit të Uest Hamit, Ogbona do të shënonte golin e parë të takimit, me një goditje me kokë.

Në minutën e 44′ të takimit është pikërisht Ogbona që shënon golin e parë të sfidës kundër Sitit, duke shfrytëzuar mjaft mirë një goditje këndi dhe duke shënuar me kokë.

Shuma që tifozi anglez ka fituar është plot 3690£ dhe për të gjitha këto, i “detyrohet” italianit Ogbona.

img_20171204_101908_382

Share: