Është përcaktuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi ndeshjen Itali – Shqipëri, që do të luhet më 24 mars “Renzo Barbera” të Palermos. sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, arbitër kryesor do jetë slloveni Slavko Vinçiç 
 
Vinçiç, arbitër 37 vjeçar, është pjesë e FIFAS prej vitit 2010, teksa ka gjykuar mjaft ndeshje ndërkombëtare ndër të cilat më tepër ka mbajtur anën e ekipeve mike, siç është edhe këtë rast Shqipëria. 
 
Ndërkohë, asistentët e tij do të jenë Tomas Kalçnik dhe Andraz Kovaçiç. Vinçiç ka drejtuar edhe në një ndeshje tjetër Shqipërinë, teksa kjo ka ndodhur para rreth gjashtë viteve, në miqësoren e 15 nëntorit 2011 me Maqedoninë, e cila pat përfunduar në barazim pa gola.

Share: