Partizani luan të enjten në Durrës, ndeshje e cila është shumë e rëndësishme. Barazimi i fundit me Lushnjen e ka shtuar edhe më shumë presionin në kampin e kuq, pasi deri më tani ekipi i drejtuar nga Mark Juliano ka grumbulluar vetëm dy pikë, pas shënuar asnjë gol në katër javë kampionat.

Për ndeshjen me Teutën tekniku italian mund të aktivizojë në ekipin e parë edhe Jasir Asanin, pasi mesfushori u aktivizua një javë më parë me ekipin e dytë dhe i lind e drejta të luajë me të kuqtë në Superiore.

E njëjta gjë edhe për Alban Sulejmanin e afruar nga Legia e Varshavës, apo futbollistët e tjerë që luajtën ndaj Luzit me Partizanin B.

Share: