Drita ka zyrtarizuar përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin, Amit Guluzade, që ka një eksperiencë të madhe, madje numëron dhe 3 prezenca me kombëtaren e Azerbaixhanit. Guluzade është aktivizuar në Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Turqi dhe tashmë do provojë eksperiencën e futbollit kosovar.

Drejtori sportiv i klubit, Fisnik Kërqeli ka arritur akordin me futbollistin dhe menaxherin e tij. Lojtari ka firmosur në Selanik të Greqisë, siç pohon klubi i Dritës nëpërmjet faqes zyrtare. Amit do të mabjë bluzën me numër 15.

 

 

 

drita

Share: