Vazhdon akoma pezull situata e Ledian Memushajt. Bari nuk dorëzohet dhe kërkon shërbimet e tij, ndërsa Benevento nuk ka vendosur akoma.

“Shtrigat” nuk duan të privohen nga mesfushori pa gjetur një zëvëndësues. Preferenca e tyre është 22-vjeçari i Napolit, Marko Rog.

Kroati menaxhohet nga shqiptari, Fali Ramadani, i cili po punon për transferimin e Rog te Benevento. Diçka e tillë do lironte Memushajn për të kaluar te Bari.

 

Share: