Luftëtari ka nisur fazën përgatitore në Antalia, ndërsa drejtuesit vazhdojnë merkaton. Klubi po projekton nga një përforcim në çdo rol.

Sipas “Panorama Sport”, mbrojtësi që po tentohet, është Xhekson Mendi. 30-vjeçari nga Senegali, por i rritur në Francë, aktualisht është lojtar i lirë. Ai është aktivizuar në kampionatin grek me Levadiakos, me minutazh të plotë, por ka prishur kontratën dhe eshtë në kërkim të një klubi të ri.

jackson_mendy

 

Mendi ka një eksperiencë të madhe. Kulmet e tij kanë qënë aktivizimi me Freiburg para 8 sezonesh, por edhe grumbullimi me kombëtaren e Senegalit gjatë një miqësore kundër Danimarkës, në vitin 2010.

Gjirokastritët kanë kontaktuar me mbrojtësin dhe janë në pritje të përgjigjes së tij. 1.92 m i gjatë, Mendi luan në qëndër, por edhe ne krahun e majtë të mbrojtjes.

Deri më tani, me Luftëtarin janë bashkuar sulmuesi Vasil Shkurtaj, portieri Amarildo Çekrezi, si dhe të rinjtë Kejdi Balla (sulmues) dhe David Bocaj (mesfushor). Klubi ka një parakontratë dhe me mesfushorin e Pogradecit Jurgen Liçkollari, por i riu do e mbyllë sezonin në “liqen” dhe vjen në verë.

Share: