Kukësi po përforcohet gjithnjë e më shumë dhe presidenti Gjici nuk heziton të plotësojë çdo dëshirë të teknikut Pakult.

Lojtari i fundit që i bashkohet Kukësit është Ramzi Djan, emër i panjohur në fakt. “Panorama Sport” raporton që Djan është një afrim i teknikut austriak.

Sulmuesi ganez, i lindur në Gjermani, është aktivizuar përgjithësisht në ligat e ulëta gjermane, kategoria e shtatë!

Sulmuesi 1.97 metra i gjatë, do testohet disa ditë nga stafi kuksian dhe më pas do të vendoset për 23-vjeçarin.

Nga të dhënat e sulmuesit, del që ka luajtur vetëm në futbollin amator, në fshatra, por nuk i dihet, mund të rezultojë fenomen i pazbuluar.

 

 

Presidenti Gjici është nisur drejt Antalias. Ditën e shtunë Kukësi do zhvillojë një miqësore luksi. Verilindorët do përballen me Fenerbahçe dhe presidenti nuk mund të mungojë.

Share: