Skuadra e Prishtinës duket se këtë sezon nuk do të arrijë të marrë një trofe madhor në Kosovë. Pasi është shumë mbrapa Trepçës ’89 në kampionat, skuadra bardheblu tashmë eleminohet edhe nga Kupa e Kosovës.

Një rezultat surprizë ky, teksa Prishtina është mposhtur me rezultatin minimal në transfertë me Besën me shifrat 1-0. Një autogol i shënuar në minutën e 35’ nga Dumani ka bërë që vendasit të kalojnë në çerekfinale, teksa prishtinasit të dalin duarbosh nga ky turne ku ishin super favoritë.

Padyshim që ky është një dështim për Prishtinën që është një nga skuadrat elitare në Kosovë, që për më tepër kishin investuar shumë këtë sezon duke qenë pretendentë për të dy trofetë.

Share: