Tomislav Bushiç është sulmuesi kryesor dhe lideribi skuadrës, pasi trajneri Shpëtim Duro e ka graduar edhe kapiten të ekipit dhe sivjet po bën paraqitje mjaft të mira.

Problem mbetet fakti që për kroatin nuk ka një zëvendësues, pasi Danilo Alvesh është mësuar tashmë të luajë në krah, pasi para portës nuk është nga ata lojtarë që shquhet plr finalizim të mirë.

Së fundmi vlonjatët kanë lëvizur dhe kanë gjetur akordin me një sulmues të huaj, konkretisht me serbin Ivan Nedeljkoviç.

26-vjeçari ka luajtur më parë në Maqedoni dhe ka shënuar 24 gola për dy sezone dhe kjo ka bërë që ta kërkojnë edhe Shkëndija me Vardarin.

Në verë kaloi te Pegasus në Hobg Kong dhe tashmë do të provojë Superioren me Flamurtarin që e ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin shkruan gazeta “Sport Ekspres” në versionin e saj online.

Share: