Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, ja përgjigja: ndeshjet e turit të parë në Kupën e Shqipërisë luhen kot, nëse vihen përballë ekipet e Superiores me rivalë inferiorë si Sopoti.

Ekipi nga Librazhdi, i shkrirë në fund të sezonit të shkuar, u paraqit sa për kalendar sot në Kamzë, duke u mundur 12-0, në një sfidë që nuk ka nevojë as ta komentosh.

Garë kush shënonte më shumë, e fitoi Xhixha me 5 gola, por shënoi edhe Mbombo 2 herë, me afrikanin që dje kreu stërvitjen e parë.

Ka edhe një ndeshje kthimi, ku i dihet, mund të kemi surpriza.

 

Sopoti-Laçi            0-12

Golat: Bushi 16′, Uzuni 26′, Mbombo 29′, 65′, Lushkja 47′, Shala 49′, Xhixha 53′, 57′, 82′ pen., 85′, 89′, Fangaj 87′

Tags: ,
Share: