Gëzim Krasniqi ka nisur aventurën e re. Mbrojtësi kavajas, ka firmosur me Rabotniçkin në kampionatin maqedonas.

Krasniqi nuk u nda mirë me klubin e Partizanit, madje kishte dhe akuza nga ana e mbrojtësit, por tani ai është i përqëndruar për të bërë mirë me ekipin e ri.

Një eksperience e re për qëndrën e ekipit shkupian. 28-vjeçari ka udhëtuar sot drejt Shkupit për të konkretizuar akordin.

Krasniqi ka firmosur deri në fund të sezonit, me opsion, rinovimin edhe për një vit tjetër.

Nesër afrimi më i ri i Rabotniçkit, do zbresë në fushën e stërvitjes, nën drejtimin e teknikut Stankovski.

 

krasniqi

 

Share: