Mediat britanike kanë arritur të zbulojnë uniformën e tretë të Arsenalit për sezonin 2018-’19. Edhe pse klubi anglez nuk i ka bërë ende publike uniformat e “Topçinjve”, disa foto kanë qarkulluar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.

Menjëherë pas publikimit të këtyre fotove, reagimi i fansave të Arsenalit nuk ka qenë pozitiv. Tifozët e  “Topçinjve” nuk e kanë pëlqyer zgjedhjen e bërë nga kompania Nike dhe kanë pushtuar rrjetet sociale me komente nga më të ndryshmet. Nuk kanë munguar as ironitë në mesin e komenteve. Dikush shkroi se Nike kërkon të ulë numrin e shitjeve me dizajnin e kësaj fanellë. Një tjetër shkroi se i kujton fanellën e Portugalisë në “Euro 2016”.

Sipas tifozëve, Arsenali duhej të vazhdonte kontratën e kompaninë Puma dhe jo me Nike, pasi këta të fundit nuk e njohin aspak historinë e klubit. Ngjyra e zezë dhe ajo jeshile nuk janë përdorur asnjëherë nga klubi londinez.

arsenal-third-kit2

Tags: ,
Share: