Në këpucët e reja që Kristiano Ronaldo ka promovuar ditën e sotme janë para qartë vitet kur portugezi ka fituar “Topin e Artë”, përfshirë këtu dhe vitin 2017. Edhe emri i këpucëve të reja të Ronaldos ka të bëjë me fitimin e “Topit të Artë” nga Ronaldo, pasi quhen “Triumfi i pestë”. Presidenti i Realit, Florentino Perez, duket i bindur se ylli i tij do të fitojë këtë vit “Topin e Artë”. Perez tha për mediat spanjolle se Ronaldo është aseti më i çmuar që ka pasur ndonjëherë në ekip.

“Ai është lojtari më i mirë që kam pasur ndonjëherë në ekip. Ronaldo është golashënuesi i ekipit tonë, pavarësisht se këtu kanë luajtur lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. E meriton plotësisht dhe jam i bindur se ai do të fitojë “Topin e Artë” këtë vit”– u shpreh presidenti Perez.

Portugezi ka zhvilluar një vit 2017 fantastik, ku fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Realin e Madridit, si dhe ishte kapiteni i Portugalisë fituese të “Euro 2016”.

Share: