Kastrioti po tregon dita ditës se ka objektiva të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm, gjë që tregohet nga emrat e lojtarëve që po tenton të afrojë në merkato.

Rikthimi i Albert Cacës në ekip është punë e kryer, ndërkohë që trajneri Samuel Nikaj i ka dorëzuar drejtuesve të klubit listën e lojtarëve që duan të afrojnë.

Kështu, një emër i ri i zbuluar është ai i Arsen Hajdarit, mesfushorit të avancuar që vjet ishte pjesë e Vllaznisë, ndërkohë më parë ka luajtur edhe te Besëlidhja.

Share: