Pas barazimit ndaj Partizanit, Stavri Nica u shfaq mjaft i kënaqur. Për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i Laçit deklaroi:

“Ne ishim më në hall, si i thonë popullorçe. Lojtarët u impenjuan në maksimum, Partizani nuk m’u duk shumë agresiv, nuk e di arsyen, ndoshta nuk kanë shpresë. Gjithçka ishte në favorin tonë.”

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, çdo takimi duhet t’i bësh hyzmetin dhe sidomos jashtë çdo pikë vlen. Ky barazim na fut në lojë.”

Është pika e kthesës kjo pikë? “Po, në renditje dhe psikologjikisht është e rëndësishme.”

Fejzullahi kërcënim konstant, pse vuajtën në pjesën e parë dhe i latë për në pjesën e dytë spostimet?
“Prisja nga momenti në moment që të kalonin minutat, që të merrja masa me ndryshimet taktike.”

Partizani nuk ishte shumë agresiv? “Ishte shansi ynë. Janë javët e fundit dhe ekipet janë nën presion të madh, çdo moment i keq i kundërshtarit duhet shfrytëzuar në maksimum.”

Share: