Stavri Nica trajneri durrsak i skuadrës së Laçit, ka folur për mikrofonat e RTSH Sport, teksa ka bërë një rezyme të asaj çfarë ka ndodhur gjatë kësaj vere te skuadra kurbinase.

Ndryshimet kanë qenë të shumta, ndërkohë që elementi përshtatje është shumë i rëndësishëm për një futbollist që transferohet te bardhezinjtë.

Trajneri Nica bën me dije se kanë punuar të marrin lojtarët që u duheshin dhe që i përshtaten mënyrës së tyre të lojës, ndërkohë që lëvizjet e bëra do të gjykohen më mirë kur të nisë kampionati.

“Kemi dy muaj që punojmë dhe bashkë me presidentin jemi përpjekur që ta formatojmë skuadrën. Deri diku jemi të bindur se skuadra është formatuar në kushtet e duhura, me lojtarët e duhur. Shpresojmë që mos të na shkojë mundi kot. Besoj se merkato mund të konsiderohet e mbyllur. Siç e thash dhe më lart jemi menduar që të plotësojmë të gjitha repartet, për t’iu përshtatur lojës tonë, megjithatë do të jetë kampionati ai që do e tregojë se sa jemi të pjekur. Kampionatin e shoh shumë të fortë, me aq sa kemi lexuar dhe parë. Skuadrat janë të forta dhe do të jetë kampionat shuam i fortë. Ne s’kemi përcaktuar ende objektiva, por shpresoj që të shkojë mirë”.

Share: