Laçi luan në Vlorë ditën e  shtunë dhe grupi i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Nica është i plotë, pasi për këtë përballje ka dy rikthimi.

I pari ishte Taulant Sefgjini, i cili mungoi ndaj Vllaznisë për shkak kartonësh, ndërkohë që tanimë gati është edhe Regi Lushkja.

Mesfushori kavajas prej ditës së djeshme i është bashkuar grupit në stërvitje, pasi është rikuperuar plotësisht. 21-vjeçari pati një përplasje në sfidën me Luftëtarin, çka bëri që të humbiste ndeshjet me Partizanin dhe Vllazninë.

Share: