Shqipëria nuk ia ka dalë të fitojë ndaj islandës, skuadër të cilën e mundi në transfertë me rezultatin 2-3. Në stadiumin “Elbasan Arena” gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që skuadra kuqezi zhvilloi një ndeshje relativisht të mirë.

Sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj, iu afrua në disa raste golit, por nuk ia doli dot të shënojë, edhe pse kishte mundësi shumë të mira.

Nga ana tjetër portieri Selmani ishte shpëtimtar për Shqipërinë, duke mos lejuar golin e miqve, që rrezikuan gjithashtu. Shqipëria iu afrua golit në fund me Ramadanin, por nuk ishte e thënë që të shkonte topi në rrjetë.

Me këtë barazim renditemi në vendin e tretë me pesë pikë, ndërkohë Irlanda e Veriut ka një pikë më shumë se kuqezinjtë. Në krye është Sllovakia me shtatë pikë, por nuk duhet harruar Spanja që ka katër pikë, por ka luajtur dy ndeshje më pak se të gjithë.

Share: