Gaz Demi ka thyer heshtjen me në fund. Te Partizani nuk ka qetësi, teksa së fundmi u larguan edhe tre futbollistë, Malota, Krasniqi dhe Vila.

“Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur “, deklaron Demi në Top-Channel.

Humbja 5-0 kundër Luftëtarit ka krijuar edhe dyshime: “Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Nuk mund të them nëse ka patur poshtërsi apo jo, se pa fakte nuk mund të flas. Për zërat që kam dëgjuar në ka vërtetësira, sot jemi në një kohë ku kontrollohet e verifikohet gjithçka. Domethënë atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp”. TITULLI I SEZONIT 2015-2016

“Titulli nuk mund të rri në sirtarin e federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u përfaqësuam nga UEFA jo nga federata në Champions League”.

VOTIMET

“Ne si Partizan nuk kemi asnjë kandidaturë. Por do të shohim cilët do të jenë kandidatët dhe unë e kam thënë edhe herë të tjera, do të shoh dhe do të votoj për platformën më të mirë për futbollin shqiptar kushdo që të jetë, ky president që është apo ndonjë kandidat tjetër”. 

“Unë kandidat për president? Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj, edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë, vështirë të mundet”.

Share: