Elseid Hysaj ishte të hënën në Romë dhe ndoqi ndeshjen midis Lacios dhe Xhenoas, që u fitua në shtesë nga miqtë me rezultatin, 1-2. Shkodrani nuk ishte fatsjellës për Thomas Strakoshën, që e kishte ftuar atë të ndiqte sfidën.

Ndërkohë që këtë javë është programuar edhe sfida Napoli-Lacio, por Hysaj nuk do të jetë i gatshëm, pasi ka pasur së fundmi probleme shëndetësore.

Trajneri Sarri duhet të mendojë për ndonjë tjetër lojtar që të luajë si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në këtë mënyrë nuk do të ketë një derbi kuqezinjsh në ndeshjen, Napoli-Lacio.

Share: