Albert Serran po përjeton në Shqipëri një situatë të çuditshme: erdhi para pak ditësh, debutoi ndaj Sherifit, luajti mirë, por shkaktoi edhe penalltinë vendimtare. Presidenti Safet Gjici bëri namin pas ndeshjes, duke i bërtitur vetëm spanjollit, i cili sipas tij ishte fajtori i vetëm për humbjen.

Ndërkaq, sot Serran ka mbushur 33 vjeç dhe si me magji gjithçka është harruar. Safet Gjici nuk u është kthyer më akuzave e ofendimeve, por e ka takuar përzemërsisht mbrojtësin e vet, i cili ka mbetur i befasuar nga torta që i ka bërë Kukësi për ditëlindje.

Festa e vërtetë për Serranin do të ishte, në fakt, kualifikimi ndaj Sherifit.

Tags:
Share: