Vijon garimi në Superiore dhe sot luhen dy ndeshje të tjera të javës së shtatë të Kategorisë Superiore, me Vllazninë që pret Partizanin në “Loro Boriçi”, ndërsa Flamurtari pret Kamzën.

Dy ndeshje që pritet të jenë mjaft të luftuara, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe arbitrat për këto takime.

Në Shkodër do të jetë Hamiti gjyqtari kryesor, ndërkohë që asistentë janë Çokaj e Simoni. Për sfidën e Vlorës është përzgjedhur Remzi Sadiku. Arbitra linje do jenë Ganxhi dhe Malo.

Vllaznia – Partizani (ora 14:00)

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Blerim Ziri
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Ilirjan Kristo

Flamurtari – Kamza (ora 17:00)

Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Emigers Ganxhi, Edlir Malo, Fatjon Xhemalaj
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Fatmir Tare

Share: