Në momentin që FIFA e UEFA njohën Kosovën, ishin disa lojtarët që zgjodhën të linin Shqipërinë për të veshur fanellën e skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaki në kualifikueset e “Botërorit Rusi 2018”.

Emrat që sollën debate të shumta ishin ato të Milot Rashicës, Alban Mehës, Amir Rrahmanit dh Herolind Shalës. Veç tyre pati edhe nga Shqipëria u21 që bënë të njëjtën zgjedhje.

Njëri prej tyre ishte mbrojtësi Mërgim Vojvoda, i cili nga ana e trajnerit Redi Jupi kohët e fundit nuk ishte parë si titullarë, me Lulajn që ishet zhvendosur në krahun e djathtë të prapavijës.

Në këto kushte Vojvoda zgjodhi Kosovën dhe aty ai ëshët aktivizuar në pesë ndeshje si titullar. Me Shpresat kuqezi ai kishte luajtur në shtatë ndeshje dhe në gjashtë sfida e kish nisur nga minuta e parë.

Image may contain: 2 people, people smiling, people playing sports and outdoor

Share: