Partizani ka bërë disa afrime këtë verë dhe shumica e lojtarëve të marrë kanë ardhur nga Italia, kjo prej faktit që presidenti Demi gjithçka e la në duart e Luçiano Moxhit.

Së fundmi duket se do të ketë një lëvizje në krahun e kundërt, pasi është skuadra e Milanit që po mendon të afrojë si përgatitës atletik Korrado Sakonen.

Sakone më parë ka punuar me drejtorin Fasone te Napoli dhe ata mund të ritakohen sërish te kuqezinjtë, pas Emanuele Marra është larguar dhe vendi i tij ka mbetur vakant.

Share: