PSG kryeson kampionatin francez, i distancuar me katër pikë nga Monako, kampionia në fuqi. Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri pritet të pësojë sërish ndryshime, teksa do të ketë të tjera goditje në merkato.

Afrimi i Nejmar këtë verë shënoi një rekord në botën e transferimeve të futbollistëve, ndërkohë që së fundmi ka lajme se në verë në krye të ekipit do të vijë një tjetër trajner.

Emrat e lakuar janë intrigues, pasi synohet Hoze Murinjo, që ka edhe dy vite kontratë me Mançester Junajtid. Një tjetër trajner i përmendur është Maks Alegri i Juventusit.

Emeri në fakt po bën një punë të mirë me PSG-në, por drejtuesit duan një emër “big” dhe mundësitë financiare i kanë për të joshur çdo trajner e lojtar.

Share: