Skënderbeu po bëhet gati për ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe në Vlorë e pret një kundërshtar i motivuar, që do të bëjë çmos të fitojë me korçarët.

Gjithashtu edhe publiku pritet të jetë i shumë në mbështetje të Flamurtarit, por nuk është kjo ajo që shqetëson trajnerin Daja.

Dëmtimet janë një problem më vete dhe normalisht e kanë shqetësuar trajnerin kryeqytetas. Jashanica nuk është rikuperuar ende, ndërkohë që edhe sulmuesi Martin Neshpor nuk do të jetë gati.

Një tjetër lojtar me probleme dhe që është në dyshim është Gjergji Muzaka. Veç problemit të dëmtimeve edhe futbollistët që kanë qenë me Kombëtaret do të bashkohen me ekipin sot dhe nesër, duke pasur tjetër ritëm me të tjerët.

Share: