Lushnja dhe Luftëtari morën nga një pikë këtë javë, teksa skuadra e Artan Banos u ndal në barazim pa gola me Kamzën në Fier, ndërsa gjirokastritët ngecën njëlloj ndaj Vllaznisë në shtëpi.

Të dyja skuadra tentonin fitoren, por nuk ia arritën qëllimit.dhe do duhet të tentojnë në sfidat e radhës.

Pas ndeshjes Lushnja – Kamza, ishte tekniku Artan Bano që u ankua për një penallti të padhënë nga arbitri Kridens Meta, pas një ndërhrjeje ndaj Cankën brenda në zonë në pjesën e parë të ndeshjes.

Artur Cobani, koordinatori e Sporteve në Bashkinë Lushnje, ka deklaruar në Panorama Sport se gjykimi ishte i njëanshëm. Luftëtari nga ana tjetër ka reaguar me anë të zëvendëspresidentit Artur Dadaj, që është shprehur edhe arbitër shkodran të kishte qenë në Gjirokastër, ndërhyrjen e Selimajt ndaj Lamçes do e jepte penallti.

Share: