U ndodh shumë lojtarëve të kenë një moment “jo”. Arsyet janë të shumta dhe gjithsecili i gjykon në këndvështrimin e tij. Mospërshtatje, probleme psikologjike apo zgjedhjet e trajnerit…

Në Kukësi këtë verë kaloi një futbollist me eksperiencë dhe që në Shkodër ka mbajtur peshë te Vllaznia, por te kampionët më së shumti po ngroh stolin.

Bëhet fjalë për Ndriçim Shtubinën, që vjet ishte kapiten te Vllaznia dhe humbi vetëm dy ndeshje në kampionat, të dyja për shkak pezullimi prej kartonëve.

U pa në sulm, në mesfushë dhe në mbrojtje, teksa shënoi gjashtë gola, aq sa me Kukësin i ka ndeshje deri më tani, madje vetëm njëherë e ka nisur titullar, kur një vit më parë vetëm njëherë luante si zëvendësues në 34 ndeshje.

Shtubina te kampionët është në hije dhe me siguri kur shkon në Shkodër nuk i mungojnë ngacmimet: ai popull i ka në gjen batutat…

Shala dhe Qaqi ne dyluftim me Shtubinen
Shala dhe Qaqi ne dyluftim me Shtubinen
Share: