Sulmi i Realit të Madridit ka përfunduar nën akuzë kohët e fundit, por trajneri Zinedin Zidan i ka marrë në mbrojtje futbollistët e tij. Vera e ardhshme pritet të sjellë ndryshime, teksa për sulmin po lakohen disa emra.

“Bomba” është Nejmar, por zor se madrilenët do mund t’ua shkëpusin brazilianin francezëve të PSG, që paguan 230 milionë euro te Barcelona për ta blerë atë.

Mauro Ikardi është një nga dëshirat e merkatos dhe të paktën 100 milionë euro janë gati për sulmuesin argjentinas, që do të zërë vendin e Benzemasë.

Lajmi vjen nga Italia dhe është opinionisti Daniele Masaro, ai i cili në “Premium Sport” ka thënë se në verë do të kryhet transferimi i Ikardit në Spanjë.

“Mund ta them që sot që Mauro Ikardi do të luajë me Realin e Madridit vitin e ardhshëm në vend të Karim Benzemasë”, ka thënë ndër të tjera ish-sulmuesi i Milanit.

Share: