Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së tretë të Kategorisë Supëriore, teksa në Gjirokastër u përballën Luftëtari me Vllazninë, ndërsa në Fier Lushnja priti në “Loni Papuçiu” skuadrën e Kamzës.

Duhet thënë se të dyja ndeshjet nuk patën ritmin e duhur, duke u lujatur kryesisht në mesfushë. Vllaznia iu afrua golit në pjesën e parë kur Pjeshka pas një harkimi në zonë nga Lika goditi tranversën. Gjirokastritët zotërojnë më shumë topin, por nuk arrijnë të shkojnë dot te porta kundërshtare. Vendasit pretendojnë për penallti në dy momente në fundin e takimit, por nuk është i të njëjtit mendim kryesori Ziri. Rezultati 0-0 përligj plotësisht lojën e të dyja skuadrave.

Në Fier është Kamza që ka shumë dëshirë për të bërë përpara, me Fukuin që tenton golin, ndërkohë që edhe Fushtar me një goditje me kokë në pjesën e dytë mund të realizonte.

Edhe Lushnja ishte e rrezikshme me Fatjon Sefën, që në dy momente u shfaq i rrezikshëm, ndërkohë që në njërin prej tyre topi u kthye pas te Gava, që me portën e boshatisur nuk shënoi dot. Edhe në Fier skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë pas barazimit pa gola.

Luftëtari-Vllaznia 0-0

Gola: S’ka

                           Luftëtari (4-2-3-1): Miraka, Toledo, Rapa, Beqiri, Rapo, Ramadani (Hoxha 79’), Brahimaj (Rroca 66’), Abazaj, Aleksi, Bregu, Nunez (Lamçja 60’) Tr: Daniel Fernandez

                          Vllaznia (4-5-1): Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Çinari (Kalaja 83’), Hasani, Krymi, Bardulla (Vucaj 72’), Lika, Ribaj (Atsina 88’) Tr: Armando Cungu

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Laver Alla

                                                                                                                                  Kartonë të verdhë: Marku 30’

Lushnja-Kamza 0-0
Gola: S’ka

                                                                           Lushnja (4-4-1-1): Spaho, Ruço, Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa (Taullau 88’), Shkullaku (Magani 74’), Pepa (Canka 25’), Sefa Tr: Artan Bano

Kamza (4-2-3-1): Halili, Frashëri (Ymeraj 85’), Fustar, Kuqi, Neziri, Zefi (Rezi 67’), Arrabal, Imeri (Mumajesi 43’), Plaku, Fukui, Raçiç Tr: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Kridens Meta, Redi Zaimi, Redian Dobruna, Orlando Kuka

Kartonë të verdhë: Pepa 14’

Share: