Skënderbeu ka bërë shumë afrime këtë verë, mes tyre edhe sulmuesi çek Martin Neshpor, që është edhe qendërsulmuesi i vetëm i korçarëve. Gjithsesi për momentin trajnerin Daja preferon të luajë vetëm me Ali Soue në sulm, pasi kërkon të ketë në fushë një ekip të ekuilibruar dhe deri më tani gjithçka po shkon sipas planeve.

Gjithsesi presidentit Takajt i “djeg” më shumë afrimi i një sulmuesi si Neshpor, pasi fatura financiare për të është shumë e lartë dhe nuk po luan.

Së fundmi ka edhe një problem tjetër, teksa sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, çeku ka një problem me mesin dhe të paktën për një javë do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të bërë terapi. Për dy ndeshjet e radhës, veç Neshpor, trajneri Daja nuk do të ketë në dispozicion edhe mesfushorët Enis Gavazaj dhe Bakari Nimaga.

Afrimet e Skënderbeut në merkaton e verës

Donjet Shkodra (Flamurtari), Bruno Dita (Teuta), Mario Dajsinani, (Partizani – huazuar te Erzeni), Afrim Taku (Tirana), Shend Kelmendi (Trepça 89’), Ali Soue (Kievo), Benejam Dente, Suad Sahiti (Rabotniçki), Fidan Aliti (Slaven Belupo), Martin Nespor (Zaglebie Lubin)

Share: