Real Madridi është gati të bëjë çdo gjë që të transferojë në Madrid yllin e PSG-së, Nejmar. Sulmuesi brazilian la Barcelonën për t’iu bashkuar gjigantëve francez, duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, është gati të paguajë shifra të çmendura për të siguruar shërbimet e Nejmar dhe në ofertën që do të shkojë drejt PSG-së mund të përfshihet edhe ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat spanjolle dhe nuk është mohuar as nga klubi francez, e as nga Reali i Madridit. E ardhmja e Nejmar ngelet e paqartë, pavarësisht se u transferua në Paris vetëm para 6 muajve.

Share: