Kanë rinisur sërish thashethemet se Nejmar dëshiron të largohet nga Barcelona pasi është i pakënaqur. Ditën e sotme gazeta “Sport” ka dalë me një lajm të bujshëm: Nejmar nuk ndihet komod në Kamp Nou dhë kërkon largimin.

Ekipet që janë të gatshme ta transferojnë brazilialin janë të përhershmet, Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Psg, dhe gjithmonë është aluduar se mund të shkonte tek këta ekipe por gjithmonë si braziliani edhe katalanasit e kanë mohuar këtë gjë.

Klauzola e lirimit për Nejmarin është plot 200 milionë euro, porpër disa ekipe kjo mund të jetë një shifër e vogël, pasi po harxhojnë shifra marramendase për lojtar t rinj si Lukaku, apo si Mbape që për ta lënë të lirë Monako kërkon 120 milionë euro.

Me datën 10 korrik, braziliani ishte shprehur : Ku i dihet të nesërmes? Jam i lumtur në Barcelonë, por gjithkçka mund të ndohdë. Mançester Junajtid? Po … ose Eibar

Share: