Duket se Nejmar po planifikon largimin nga Barcelona në një të ardhme të afërt. Ylli brazilian kohët e fundit ka shkëlqyer me fanellën e katalanasve, por duket se po mendon edhe për një ekip tjetër ku të transferohet në të ardhmen.

Nejmar ka lëshuar sinjale në drejtim të klubeve angleze, në veçanti për Mançester Junajtid. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen britanike, “The Sun”, braziliani është shprehur:

“Me pëlqen mënyra se si luhe futbolli në Angli. Nuk e di, ndoshta një ditë do të më pëlqente të luaja atje. I admiroj skuadrat si Mançester Junajtid, Çelsi, Arsenal apo Liverpuli që nuk reshtin kurrë së luftuari. Për më tepër atje gjen edhe dy nga trajnerët më të mirë në botë si Pep Guardiola apo edhe Hoze Murinjo”, ishin fjalët e Nejmar.

Share: